Arbëri

SHBA-ja ndan 1.1 milionë dollarë ndihmë Kosovës për t’u përballur me koronavirusin

SHBA-ja ndan 1.1 milionë dollarë ndihmë Kosovës për t’u përballur me koronavirusin

Pasi u nënshkrua kontrata prej 5 milionë euro ndihmë Qeverisë së Kosovës nga BE-ja për t’u përballur me koronavirusin, pak minuta më pas erdhi njoftimi edhe nga SHBA-ja për një ndihmë prej 1.1 milion dollarëve.

Kjo ndihmë do të shërbejë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19, raporton KOHA.