Nënshkruhet kontrata 5-milionëshe që BE-ja i ka ndarë për Kosovën në luftën kundër COVID-19

Nënshkruhet kontrata 5-milionëshe që BE-ja i ka ndarë për Kosovën në luftën kundër COVID-19
Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka nënshkruar një kontratë në shumën prej pesë milionë eurosh, për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.
Në një video-konferencë për media nga kjo Zyrë, Apostolova tha se, përpos ofrimit të 5 milionëve emergjentë, BE-ja po punon në ofrimin e rreth 60 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike pas përfundimit të gjendjes me koronavirus, raporton KOHA.
“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, tha Apostolova.
Më pas, kontrata u nënshkrua mes Apostolovas dhe Brendan Keirnanit, shef i Zyrës së UNOPS-it në Kosovë, përmes një video-konference, ku u pranishëm ishte edhe kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti.
Kurti falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën 5 milionëshe për të luftuar koronavirusin.
BE-ja nënshkruan sot kontratën për ndihmë prej 5 milionë eurosh për luftimin e COVID-19 në Kosovë
Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë sot do ta nënshkruajë një kontratë në shumë prej pesë milionë eurosh, për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ministria është bërë e ditur se ceremonia e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë (@EuropeanUnionInKosovo).
“Kontrata do të përfshijë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, auto-ambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë”, shkruan në njoftim.
Njoftimi po ashtu bën të ditur se nëse disa nga artikujt e mësipërm nuk mund të sigurohen, “do të prokurohen furnizimet e artikujve të tjerë të nevojshëm, siç janë testet, gypat, maskat, dorezat dhe dezinfektuesit. Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës”.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndihma në shumë prej 5 milionë eurove ishte paralajmëruar gjatë javës së kaluar. Bashkimi Evropian kishte bërë të ditur se do ta ndihmonte Kosovën për t’u përballur me betejën ndaj koronavirusit dhe me pasojat socio-ekonomike nga kjo krizë me mobilizimin e një shume prej afër 70 milionë eurosh.
Komisioneri i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi bërë ia kishte bërë të ditur këtë gjë Kurtit përmes një letre.
Ai e kishte njoftuar se Komisioni Evropian do ta mbështeste me ndihmë të menjëhershme sistemin e shëndetësisë në Kosovë me deri në 5 milionë euro dhe 63 milion euro për zbutjen e pasojave socio-ekonomike.
Për tërë Ballkanin Perëndimor, BE-ja do të mobilizojë 38 milionë euro si ndihmë e menjëhershme për sistemin e shëndetësisë dhe 373.5 milionë euro për të zbutur pasojat socio-ekonomike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KQZ-ja e bindur se mund t’i organizojë pa OSBE-në zgjedhjet në komunat veriore

Nagavci: Hoti dhe Mustafa po flasin gjëra që s’i besojnë

Hoti: Kemi larguar fjalën korrupsion nga diskursi politik

VV-ja shtron ankesë në PZAP në çastet e fundit

Mustafa e quan rebele ushtruesen e detyrës së presidentes

Haxhiu: Duan t’ia pamundësojnë qeverisjen Kurtit

Zëdhënësi i PDK-së: Osmani si Trumpi, po sulmon institucionet

Në Kosovë s’dihet kur nis vaksinimi, në Bujanoc përfundon brenda 2 muajsh

Hoti e uroi presidentin e SHBA-së me anglishte të dobët, falënderoi Trumpin

Kryeshefi i Zyrës për Certifikim ankohet se ndaj tij është përdorur gjuhë denigruese

Konfirmim i ngadaltë i votuesve në diasporë
