Arbëri

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës

Foto: The News-Press

Nga sot është rikthyer ora verore, ku në ora 02.00 të mëngjesit akrepat kanë lëvizur 60 minuta para, që do të thotë ora ka kaluar në orën 03:00.

Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.