Arbëri

Shënohet viktima e dhjetë nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e dhjetë nga koronavirusi në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm ka vdekur në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me Covid-19.

67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.