Arbëri

Kalon edhe formalisht vendimi për emërimin e Lajçakut si Përfaqësues i Posaçëm për dialog

Foto: OSCE
 

Me kalimin e orës 15:00 të së premtes, konsiderohet si formalisht i miratuar vendimi për emërimin e ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosloav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe Ballkanin Perëndimor.

Këtë e mëson KOHA nga burimet e saja diplomatike në Bruksel. Ky vendim, sipas të njëjtave burime, është bërë me procedurë të shkruar për shkak të masave të kufizimit të lëvizjes dhe takimeve që janë në fuqi edhe në institucionet e BE-së si pasojë e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.