Arbëri

Mësimi nëpërmjet televizionit i pamjaftueshëm, thonë prindërit e nxënësve

Mësimi nëpërmjet televizionit i pamjaftueshëm, thonë prindërit e nxënësve
Foto:Ilustrim

Prindërit kanë shprehur shqetësim se jo të gjithë mësimdhënësit po merren me nxënësit, duke i lënë në mëshirë të video-incizimeve që po shfaqen në televizionin publik.

Disa prindër i kanë thënë KOHËS se po hasin në vështirësi, meqë mësimdhënësit nuk po bashkëpunojnë sa duhet me fëmijët e tyre.