Arbëri

Vendimi i Qeverisë: Shkollat në Kosovë do të mbesin të mbyllura

Vendimi i Qeverisë: Shkollat në Kosovë do të mbesin të mbyllura

Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, është vendosur gjatë mbledhjes korresponduese të 16-të të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të enjten.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të 11 marsit, të marrë për parandalimin e koronavirusit COVID-19, transmeton KOHA.