Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e ngritur në 79 numrin e përgjithshëm.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një statusi në Facebook. Ai ka treguar se të enjten janë testuar 89 persona, tetë prej të cilëve janë rezultuar positive, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv”, shkruan Vitia.
Ndërkohë, në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është bërë e ditur nga rastet e konfirmuara pozitive, katër janë raste kontakti në Studime të Ulët, Vushtrri; tri raste janë nga Prishtina dhe një rast është rast kontakti me vendbanim në Llugagji të Pejës.
IKShPK në të njëjtën kohë ka dhënë edhe numrin e përgjithshëm të testimeve të ndërmarra që nga 8 shkurti: “Nga data 08.02.2020 deri me 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 855 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, shkruan në njoftim.