Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar masakrën në Krushë të Madhe që ndodhi 21 vjet më parë duke thënë se ende autorët nuk kanë dalë para drejtësisë.
Ai tha se për tri ditë me radhë forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot.
“Në Krushë të Madhe, para 21 viteve, për tri ditë me radhë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot. Edhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore as ndërkombëtare. Krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
-
Përkujtohet masakra në Krushë të Madhe
-
Viktimat e masakrës së Krushës kujtohen pa ndonjë organizim, shkaku i pandemisë
-
Serbia kreu gjenocid në Kosovë, thotë Thaçi në Krushë të Vogël
-
27 vjet thirrje për drejtësi për qindra të vrarë e të zhdukur në Krushë të Madhe e të Vogël
-
27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe fshatrat e tjera të Rahovecit