Arbëri

Deputetët gjermanë kërkojnë nga përgjegjësit në Kosovë që të garantojnë vazhdimësinë e funksionimit të qeverisë

Deputetët gjermanë kërkojnë nga përgjegjësit në Kosovë që të garantojnë vazhdimësinë e funksionimit të qeverisë

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, tre deputetë të grupit parlamentar CDU/CSU bëjnë thirrje për vijimësi në aktivitetet e qeverisë.

Në një deklaratë për media, të cilën e ka Deutsche Welle, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re, raporton KOHA.