Grenell përkrah mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Grenell përkrah mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

24 March 2020 22:38

I dërguari Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ku thotë se është i gëzuar që nesër do të mbahet seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Grenell e ka shpërndarë njoftimin e Kosnettit në Twitter, në prag të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Jam i kënaqur që Kuvendi do të mbajë seancën e votimit të mosbesimit nesër. Siç i kam thënë edhe Kryeministrit sot, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektohet Kushtetuta“, ka shkruar më herët gjatë ditës Kosnett, e të cilin Grenell e ka shpërndarë në profilin e tij.

Ndryshe nga SHBA-ja, vendet e fuqishme evropiane kanë kundërshtuar mocionin e iniciuar nga LDK-ja, e cila është edhe vetë pjesë e Qeverisë Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

hilmiasllani25/03/2020 10:55

e pabesushme që një zyrtarë Amerikan pas asnji pikë morali politik dhe shtetrorë ben thirrje per rrëzim të qeverisë...KJO është nderhyrje ne politiken Kosovare dhe atë ne formen më brurtale dhe në kundërrshtim me interesin e popullit të Kosovës. Do doja të mos ishte e vertet ky shkrim por edhe nuk me befason pasi vjen nga një person kontravesrs i skajshëm.

Shto koment

Të ngjashme