Arbëri

Ministrat miratojnë nisjen e bisedimeve evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrat miratojnë nisjen e bisedimeve evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Foto: Reuters
 

Këshilli i Çështjeve të Brendshme i Bashkimit Evropian miratoi të martën hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi u mor gjatë një takimi ministror, i cili u organizua në format të telekonferencës për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.