Arbëri

Rrëfehen mjekët që po qëndrojnë afër pacientëve me koronavirus në Infektivë

Rrëfehen mjekët që po qëndrojnë afër pacientëve me koronavirus në Infektivë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndonëse ka mundësi për karantinim të personelit, aty nuk është izoluar askush prej stafit.

Mjekët aty thonë se pas orarit të punës kthehen në shtëpi te familja. Disa mbajnë distancën sociale sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë edhe në shtëpi. Por, disa që kanë fëmijë të vegjël, vazhdojnë kujdesin prindëror në shtëpi.