Arbëri

Së shpejti nis mësimi në distancë edhe për ciklin e mesëm

Descriptive Text

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se mësimi në distancë pritet të vazhdojë edhe për shkollat e mesme të larta.

Bajrami në konferencën për media të hënën, deklaroi se gjitha materialet dhe përmbajtjet e mësimit në distancë do të jenë të hapura, raporton KP-ja.

Të hënën nisi mësimi për ciklin e ulët, nga klasa e parë deri në të pestën në lëndët shqip dhe matematikë, mësime që u përcollën nëpërmjet RTK-së.

E para e arsimit në vend tha se është krijuar edhe platforma dhe në ditët në vijim do të zgjerohet lista e lëndëve. Bajrami tha se Ministria është duke e përgatitur sistemin edhe për mënyrën e vlerësimit online.

Ministrja Bajrami tha se kriza politike nuk ka reflektuar në institucionin që ajo po e udhëheq.