Një javë pas vetizolimit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e stafit mjekësor të Vitisë, ka bërë të ditur komuna e Vitisë.
Ekipi mjekësor ishte vetizoluar si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë.
Siç ka bërë të ditur doktoresha Xhylsime Qamili, lista e atyre që do t’u bëhen testet përbëhet nga 20 persona, përfshirë edhe tre të tjerë krahas 17 punonjësve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
Kjo komunë, në njoftimin në Facebook, ka thënë se nuk dihet nëse mjekët do të qëndrojnë në izolim edhe më tej, edhe nëse rezultatet u dalin negativ.
“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur shenja të simptomave që mund të jetë prekur me Cov19”, thuhet në njoftimin e komunës.