Arbëri

Ekspertiza vërteton se i vrari në Llabjan të Pejës është Qerim Kelmendi

Ekspertiza e përsëritur e Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar identitetin e viktimës së vrarë para disa javësh në fshatin Llabjan të Pejës.

Siç ka mësuar Koha, në analizën e tretë, ky institucion ka arritur të konfirmojë se viktima është ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Për këtë, Koha ka marrë konfirmim edhe nga Policia e Kosovës.

Vrasja kishte ndodhur më 27 shkurt të këtij viti, derisa viktima është vrarë e pastaj është djegur.

Një dit pas vrasjes, raporti i autopsisë nuk ka arritur të vërtetojë identitetin e të vrarit. Identiteti i tij, nuk ishte konfirmuar as më 6 mars ku ishte bërë analiza e e dytë.

Kelmendi është varrosur më 29 shkurt. Ndërkaq hetimi për vrasjen e tij pritet t’i kalojë Prokurorisë Speciale.