Arbëri

Thaçi: Shteti do t’iu dalë në ndihmë atyre që goditen në aspektin ekonomik

Thaçi: Shteti do t’iu dalë në ndihmë atyre që goditen në aspektin ekonomik
Foto nga presidenca
 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukuqin, si dhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, me të cilët ka biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe afaristët kosovarë në rrethanat e krijuara pas përhapjes së virusit COVID-19.

Në një njoftim nga presidenca, thuhet se Thaçi u shpreh se pandemia e COVID-19 është sfidë për shëndetësinë, por edhe për ekonominë e Kosovës dhe të tërë globit.