Arbëri

Veseli: Qeveria po e keqmenaxhon situatën emergjente, s’ka asnjë plan për t’i ndihmuar bizneset e punëtorët

Veseli: Qeveria po e keqmenaxhon situatën emergjente, s’ka asnjë plan për t’i ndihmuar bizneset e punëtorët

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për, siç thotë, keqmenaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë e fundit, koronavirus.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Qeveria ka lënë pa kurrfarë mbrojtjeje qytetarët, bizneset dhe punëtorët, “duke mos pasur kurrfarë vizioni për t'i ndihmuar në këtë kohë krize”.