23:27

EMSC thotë se tërmeti ndodhi në Lipjan

Sipas EMSC-së, tërmeti ishte i shkallës 3.0 të Rihterit, dhe ka ndodhur 6 km në Jugperëndim të Lipjanit dhe 6 km në Verilindje të Shtimes.

23:03

Qendra Sizmologjike e Kosovës konfirmon tërmetin

Fuqia e tërmetit ishte 3.2 shkallë të Rihterit dhe e epiqendra e tij ishte në regjionin e Prishtinës.

Zyrtarë të Qendrës Sizmologjike të Kosovës kanë thënë për KosovaPress se tërmeti ka ndodhur në ora 22:13 dhe se mund të ketë pasgoditje të nivelit më ulët.

Ata thanë se nuk ka vend për panik.

22:23

Tërmet në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut

Para pak minutash, raportohet të ketë ndodhur një tërmet në kufirin rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka raportuar për lëkundjen e tokës, mirëpo ende nuk ka të dhëna për fuqinë e dridhjes.