Arbëri

Nis identifikimi i personave që kanë pasur kontakt me të infektuarën me koronavirus në Malishevë

Nis identifikimi i personave që kanë pasur kontakt me të infektuarën me koronavirus në Malishevë
Foto: Komuna e Malishevës

Pas marrjes së informacionit për një rast të prekur me COVID-19, Komuna e Malishevës, në bazë të rekomandimeve të institucioneve shtetërore, thotë se i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen e situatës.

Përmes një njoftimi për media, theksohet se ka përfunduar edhe takimi i përbashkët në mes Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, QKMF-së dhe Policisë së Kosovës, dhe janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet lidhur me rastin, ku janë duke identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me pacientin, të cilët edhe janë duke u vetizoluar, si dhe në të gjitha hyrje-daljet e Komunës së Malishevës, bazuar në mesazhin e marrë nga kryeministri i vendit, janë duke u vendosur patrullat policore.