Arbëri

Nga 8 shkurti deri sot janë testuar 207 mostra për koronavirus, IKSHPK-ja thotë vetëm 5 dolën pozitive e tjerat negative

Nga 8 shkurti deri sot janë testuar 207 mostra për koronavirus, IKSHPK-ja thotë vetëm 5 dolën pozitive e tjerat negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte njoftoi edhe për dy raste tjera me koronavirus, që i bie se numri total ka shkuar në pesë.

Sipas IKSHPK-së, nga data 08 shkurt 2020 deri me 14 mars 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive.