Arbëri

Konfirmohet pezullimi i programeve amerikane të ndihmës për Kosovën – shkak taksa

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës konfirmon pezullimin e programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saja në Kosovë”, thuhet në njoftim, raporton Radio Evropa e Lirë.