Arbëri

Në Qendrën e të moshuarve janë marrë një sërë masash për parandalimin e koronavirusit

Ndalimi i vizitave dhe dalja jashtë e personave që jetojnë këtu janë disa prej masave që Qendra për të moshuarit ka ndërmarrë për të parandaluar rrezikun që i kanoset kësaj kategorie nga koronavirusi.

Drejtoresha e kësaj qendre, Razë Aliqkaj, thotë se po punohet vazhdimisht me të moshuarit në masat parandaluese, derisa shëndeti i tyre mbetet prioritet për ta, raporton KOHA.