Arbëri

Qeveria e Kosovës pezullon linjat ajrore e tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia

Foto: KOHA

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është marrë vendim që të pezullohet të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia.

Ky vendim thotë të ketë ardhur si masë e parandalimit nga koronavirusi.

Postimi i ministrit Abdixhiku:

Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:

- Gjermani

- Francë

- Zvicër, dhe

- Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje - sërish - për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.