Arbëri

Qeveria e ka prioritet përmbylljen e projekteve të nisura dhjetë vjet më parë

Qeveria e ka prioritet përmbylljen e projekteve të nisura dhjetë vjet më parë

Realizimi i dy projekteve të filluara mbi 10 vjet më parë, përkatësisht zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë-Pejë (M9) dhe Prishtinë - Mitrovicë (M2) janë parë me prioritet nga Qeveria Kurti, në buxhetin për vitin 2020.

Në këtë Projektbuxhet parashihet edhe përshpejtimi i projekteve për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë dhe asaj Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, shkruan sot “Koha Ditore”.