Arbëri

Kryeministri Kurti emëron Agon Hamzën e Jeton Zulfajn këshilltarë politikë

Descriptive Text

Prishtinë, 10 mars - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot dy këshilltarë të tjerë politikë. Siç njofton zyra e tij për komunikim publik, ai ka emëruar Agon Hamzën dhe Jeton Zulfajnë këshilltarë të tij politikë.

Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofikë dhe mendimit politik.

Ndërsa Jeton Zulfaj mban titullin master i shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lundit në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.

Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.