Arbëri

Mbi 74 për qind e qytetarëve në Shqipëri e mbi 63 në Kosovë duan bashkimin, pjesa tjetër jo

Në një hulumtim të bërë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, thuhet se 74.8 për qind e banorëve të Shqipërisë janë deklaruar pro bashkimit me Kosovën, ndërsa 17.7 janë deklaruar kundër bashkimit. Ndërkohë që në Kosovës 63.9 për qind janë deklaruar pro bashkimit me Shqipërinë ndërsa 16.7 kundër kësaj ideje.

Hulumtimi ka treguar se 88.7 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, derisa vetëm 31.6 për qind e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, raporton KOHA.