Pas takimit me kryeministrin Kurti, delegacioni franko-gjerman është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Delegacioni përbëhet nga këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, Jan Hecker, respektivisht Emmanuel Bonne. Bonne, para takimit me Kurtin kishte thënë se kanë sjellur “porosi të veçantë” për të.
Vizita e tyre në Prishtinë përkon me rritjen e presionit për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë, raporton Koha.
