Arbëri

Shkon në 7 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shkon në 7 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njoftoi se nga gjithsej tetë pacientët e testuar gjatë pasdites të së hënës, tre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut tashmë ka shkuar në 7.