Arbëri

Abrashi akuzon VV-në se nuk po e heq taksën për shkak të zgjedhjeve në Podujevë

Foto: Arban Abrashi / Facebook
 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se tarifa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk po hiqet, në mesin e shumë arsyeve, edhe për shkak të zgjedhjeve në Podujevë.

Përmes një statusi në Facebook, ai këto akuza duket se ia ka adresuar partnerit të koalicionit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse nuk e ka përmendur me emër.