Arbëri

KOSTT-i kërkon që të mbulohet kostoja e rrymës në veri pas daljes në zonë të pavarur

KOSTT-i kërkon që të mbulohet kostoja e rrymës në veri pas daljes në zonë të pavarur

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbulojë konsumin e energjisë për pjesën veriore të Kosovës nga momenti kur ky institucion do të operojë si zonë e pavarur. Kjo, meqë, sipas KOSTT-it, çdo devijim i zonës që mbulon sistemi elektroenergjetik i Kosovës konsiderohet devijim i Kosovës dhe i KOSTT-it.

KOSTT-i pritet që të operojë në zonë të pavarur në prill të këtij viti. Në rast të mosmbulimit të kësaj kostoje, sipas KOSTT-it, do të ketë penalizime nga Operatori Ndërkombëtar i Sistemit të Transmisionit, shkruan sot “Koha Ditore”.