Arbëri

Çka i tha Hasan Prishtina gazetës « Le Temps » më 1912?

 

Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar të dielën e 4 gushtit 1912 bisedën e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës mes Hasan Prishtinës dhe korrespondentit gjerman të « Vossiche Zeitung », në lidhje me situatën e Shqipërisë, e cila gjendej asokohe nën zgjedhën turke.

Politikani shqiptar – dikur deputet i Vushtrisë (në Shqipërinë veriore), por i dëbuar prej këtij posti pak kohë më vonë nga presioni i grupit politik ‘Bashkim e Përparim’ – përshkruhej si një njeri me tipare dhe veshje evropiani të kulturuar, i cili i përkiste një familjeje të vjetër të bejlerëve të Gjakovës.