Arbëri

KQZ-ja cakton renditjen e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë

KQZ-ja cakton renditjen e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 11, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) numrin 10 si dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 12.