Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: BE-ja t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi

Foto: Koha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duket se ai është kundër emërimit të një emisari, që me shumë gjasë mund të jetë Miroslav Lajçak.

“Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi”, shkruan Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Thaçit, i cili ka shkruar në facebook, “BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”.

Kujtojmë se nga disa burime diplomatike në BE, Koha pati mësuar se është “pothuajse punë e kryer” që Miroslav Lajçak të jetë përfaqësues i lartë për dialog Kosovë-Serbi.