Dy kompani kërkojnë që të vazhdojnë procedurat e tenderit për furnizim me harduerë për SISH-in Foto: Driton Paçarada / Koha

Dy kompani kërkojnë që të vazhdojnë procedurat e tenderit për furnizim me harduerë për SISH-in

Norë Shabani 29 February 2020 06:45

Njëra prej arsyeve që ka dhënë Ministria e Administratës Publike (MAP) me rastin e anulimit të tenderit për furnizim me harduerë për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë - Sistemin Informativ Shëndetësor, është se për këtë procedurë vlera e paraparë e së cilës ka qenë 750 mijë euro, për vitin 2020 nuk është paraparë asnjë cent.

Këtë arsye e ka dhënë Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) në kuadër të MAP-it, e cila propozon dhe koordinon të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimin për anulim të aktivitetit MAP-i e ka marrë më 3 shkurt të këtij viti, pasi që në dhjetor të vitit të kaluar procedura në fjalë ishte kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). E ky i fundit do të duhet të merret sërish me këtë aktivitet.

Dy kompani që kanë konkurruar në këtë tender janë ankuar se vendimi për anulim është i kundërligjshëm dhe se mjetet e parapara për këtë procedurë do të duhej të barteshin në 2020-n. Kompania “Botek” ankesën në OSHP e ka dorëzuar më 19 shkurt, ndërkohë që ajo “Infosoft Systems” më 21 shkurt.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Rrushi03/03/2020 09:37

Kompania e Hashim Thacit edhe e Kadri Veselit eshte kjo.

Shto koment

Të ngjashme