Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka vlerësuar hapin e parë të kryeministrit Albin Kurti lidhur me largimin e tarifës për lëndën e parë ndaj mallrave serbe.
“Hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pa dyshim se s’do të bënte dëm edhe një hap i ndërmarrë nga Serbia për ta rinisur dialogun. Dhe BE-ja duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë e të ndihmojë”, shkroi Bildt në Twitter, raporton Koha.net.
SHBA-ja ka kritikuar vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të tarifës, ndërkaq shtetet e BE-së e kanë mbështetur veprimin e Kurtit.