Arbëri

Qeveria shkarkoi Bordin e Drejtorëve të “Infrakos”-it

Qeveria shkarkoi Bordin e Drejtorëve të “Infrakos”-it

Qeveria e Kosovës të premten ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes që merret me menaxhimin e hekurudhave, “Infrakos”. 

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se bordi duhet të shkarkohet, pasi që ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj shefit të ndërmarrjes, të akuzuar për keqpërdorim.