Arbëri

Nënkryetari i Parlamentit Evropian entuziasmohet me synimin e Qeverisë Kurti për ta luftuar korrupsionin

Nënkryetari i Parlamentit Evropian entuziasmohet me synimin e Qeverisë Kurti për ta luftuar korrupsionin

Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga shefja e programit “Education unlimited e.V.”, Kerstin Zielosko, kryetari i komunës Korntal-Münchingen (Shtutgart), Joachim Wolf, drejtori i Rosenstein-Secondary-school në Heubach (Schwäbisch Gmünd), Miller, administratorin e EDEKA Südwest, Rudolf Matkovic, shefen e Deskut të Wieland, Angela Schweizer.

Në takim morën pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, dhe Jan-Axel Voss, zëvendësshef i misionit gjerman.