Arbëri

Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Ajo ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.

Ndërkaq kreyeparlamantarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.​