Arbëri

Të enjten, rajoni i Dukagjinit do të përballet me erë të fortë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë zhvillim vranësirash, të cilat gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshje bore, sipas IHMK-së, pritet vetëm në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi.

“Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte”, ka thënë IHMK-ja në njoftimin dërguar mediave, raporton Koha.net.

Tutje thuhet se era do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s.