Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të plotësojë kabinetin e tij dhe të martën, ka emëruar Erzen Vraniqin, këshilltar politik, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Albin Kurti, z. Vraniqi i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik”, thuhet në njoftim.
Më herët, kryeministri Kurti ka angazhuar si këshilltarë edhe Luan Dalipin (shef i kabinetit), Durim Berishën, Aziz Bicin dhe amerikanin Tienmu Ma.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti emëron Nenad Rashiqin dhe Alleksandar Stankoviqin këshilltarë politikë
-
Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën
-
Kurti emëron shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik
-
Kurti emëron Bicin këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta
-
Kurti nis konsultat për formimin e Qeverisë