Arbëri

Shqipëria paralajmëron hapjen e konsullatës në Strugë

Shqipëria paralajmëron hapjen e konsullatës në Strugë

Tiranë, 25 shkurt -Çelja e konsullatës së përgjithshme në Strugë do të ketë rol të veçantë në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e ka cilësuar si një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët çeljen e kësaj konsullate.