Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se liberalizimi i vizave me Kosovën, do të bënte Bashkimin Evropian të ruante besueshmërinë në gjithë rajonin.
Cakaj ka folur për liberalizimin e vizave me Kosovën si dhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik, të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nënvizuam rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon. Theksuam domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: kjo masë është thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal e lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj në Facebook.