Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

22 vjet nga protestat e lëvizjes studentore

Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./KsP/


Haradinaj: Protestat e lëvizjes studentore bënë kthesë historike për Kosovën

Lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj, ka thënë se 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitar bëri kthesë të madhe në historinë e vendit.

Edhe Kurti: Protesta e 1 Tetorit theu mitin e "policit serb" dhe i parapriu luftës çlirimtare Arbëri 9 muaj më parë Kurti: Protesta e 1 Tetorit theu mitin e "policit serb" dhe i parapriu luftës çlirimtare

Sipas tij, guximi i kësaj rinie që më 1 tetor të ngritin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja.

“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë. Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor të ngrehin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. Po sot, të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.


Limaj: Protestat e 1 tetorit i paraprinë luftës së lavdishme të UÇK-së

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka përkujtuar sot protestat e 1 tetorit të vitit 1997 ku mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb.

“Protestat e 1 tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë burim frymëzimi për shumë gjenerata”, shkruan Limaj në Facebook. Ai tha se protestat e 1 tetorit janë dëshmi e sakrificës për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mund dhe përpjekje të shumë brezave.

Ndryshe, këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Edhe Kolumne 2 j. më parë Sakrilegji i pyetjeve historike

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Kjo lëvizje vlerësohet se ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.