Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

21 vjet nga Beteja e Llapushnikut

21 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua betejë e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Beteja u zhvillua për tre ditë me radhë dhe ishte njëra ndër më të lavdishmet të UÇK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lufta që është zhvilluar në Grykën e Llapushnikut për të kontrolluar këtë zonë, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë - Pejë.

Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ia mundësoi që të organizohen dhe të furnizohen me armatime.