23 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.
Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë - Pejë.
Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime./KP/
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur
-
Palokaj rrëfen ditën kur së bashku me forcat e NATO-s hyri në Kosovë më 12 qershor
-
SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
-
27 vjet liri