Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

21 autobusët e paraparë për prill në Prishtinë vijnë në shtator

Prishtinë, 29 qershor – Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta përmbushë premtimin që kryeqytetin ta bëjë me 51 autobusë të rinj në muajin prill të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht linjat e kryeqytetit mbulohen nga 30 autobusë të rinj, teksa 21 sish pritet të vijnë gjatë shtatorit.

Kreu komunal Shpend Ahmeti pati thënë se 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh, kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh, respektivisht në muajin prill.

Por në Komunën e Prishtinës këtë shkelje afati e cilësojnë si shtyrje.

Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se ndërmarrja “Trafiku Urban” së fundmi e ka pasur një bord të emëruar paligjshëm, i cili ka tentuar që të marrë vendime në dëm të ndërmarrjes, përfshirë këtu edhe ndërrimin e menaxhmentit të saj.

Edhe Prishtina pa 30 autobusët që u premtua të mbërrijnë në 2022-tën Arbëri Prishtina pa 30 autobusët që u premtua të mbërrijnë në 2022-tën

“Si rezultat i këtyre problemeve në ndërmarrje, edhe porosia për kontingjentin e fundit të autobusëve është shtyrë”, ka thënë Vraniqi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.