Arbëri

Nagavci: Opozita e bërë vetëm për të kundërshtuar s’fiton përkrahje, taksa do të zëvendësohet me reciprocitet

Reagimeve ndaj gjuajtjes me vezë drejt zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i është bashkëngjitur edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Të gjuash me vezë, thotë Nagavci, nuk të bën në vetvete opozitar.

Sipas Nagavcit, opozita e cila bëhet vetëm sa për të kundërshtuar, nuk do të japë rezultate.