Arbëri

“Shtypja e serbëve në ...”, u parapriu të gjitha luftërave në ish-Jugosllavinë

 

“Ne nuk do të heqim dorë nga vendet tona të shenjta” kjo është motoja zyrtare e protestave masive që organizohen dy herë në javë nga Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi. Besimtarët ortodoksë në veriun e Malit të Zi kanë marshuar nga fshatrat e tyre malorë për të protestuar kundër ligjit të ri fetar. Por cilat janë arsyet e protestës së tyre?

Mali i Zi është tronditur muajt e fundit nga konflikti ndërmjet qeverisë pro evropiane malazeze dhe kishës ortodokse serbe, e cila proteston kundër obligimit për të riregjistruar pronat e saj. Në kryeqytetin e Malit të Zi, Euronews takoi Andrija Mandiqin, një nga elementët më aktivë të opozitës pro serbe. Si i shpjegoni këto protesta masive?