Pacolli: Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka nuk është i vërtetë, Çitaku të shkarkohet Foto: Driton Paçarada / Koha

Pacolli: Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka nuk është i vërtetë, Çitaku të shkarkohet

21 February 2020 09:22

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të mbahet përgjegjëse dhe të japë llogari nëse informata për njohjen nga Xhamajka nuk është e vërtetë.

Ajo ka thënë se siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe ambasadorë.

“Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t'i kërkohet llogari”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dje gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka shkarkuar 14 konsuj për të cilët ka thënë se ish-ministri Behgjet Pacolli, i ka emëruar jashtëligjshëm.

Lexo edhe: Ministrja e Jashtme e Xhamajkës thotë se nuk e kanë njohur Kosovën

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

diki21/02/2020 14:53

Ky është një mësim i mirë për MPJ, po edhe të tjerët, që së pari ti verifikojnë lajmet dashakeqe, e pastaj të reagojnë sipas situatës.

mr21/02/2020 14:54

PO, por a mund te gjeni dike me te afte, me te bukur dhe me performansa te larta si Vlora. Duhet vetem te kerkoj falje publike

Shto koment

Të ngjashme